16.4 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Fatmir Shehollin të arrestuar për spiunazh

- Advertisement -

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit, të arrestuar për spiunazh.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Fatmir Sheholli.

Sheholli është arrestuar gjatë ditës së enjte nga një aksion i Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale dhe AKI-së, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale spiunazh.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj F.SH., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh””, thuhet në kërkesën.

Të ngjashme

Të fundit