-6.6 C
New York
Tuesday, January 20, 2026

Buy now

Prokuroria Speciale avancon bashkëpunimin institucional me atë të Suedisë

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ka avancuar bashkëpunimin institucional me Prokurorinë e Shtetit të Suedisë.

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional, Udhëheqësja e Departamentit për Hetimin e Terrorizmit, znj. Fikrije Fejzullahu së bashku me ekipin e saj, ka pritur në një takim pune një delegacion nga Prokuroria e Shtetit të Suedisë, i kryesuar nga prokurorja znj.Ginger Johansson.

“Gjatë takimit, u shkëmbyen përvoja dhe praktika në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me krimin e organizuar dhe terrorizmin, me theks të veçantë në forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhej në një njoftim.

“Palët riafirmuan gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit”, thuhej më tej

Të ngjashme

Të fundit