Përmes një komunikate të përbashkët, këto institucione kanë bërë të ditur se operacioni është ende në zhvillim dhe më vonë do të publikohen më shumë detaje.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati Policor i Kosovës
Prishtinë, 17 Korrik 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.
Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi