22.8 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Prokuroria pranon se gaboi, e quajti artikull të BBC-së një lajm për udhëheqësit politik të UÇK-së, i reagon mbrojtja e Thaçit

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara është duke marrë në pyetje dëshmitarin e mbrojtjes së ish krerëve të UÇK-së, ish zëdhënësin e ish sekrtearit amerikan të shtetit, James Rubin.

Rubin ndër të tjera nga prokuroria u pyet edhe për një artikull që ata iu referuan si “lajm i BBC-së”, ku flitej për një komunikatë që përmende emrat e “udhëheqësve politikë” të UÇK-së.

Pas kësaj pyetje mbrojtja e Thaçit i reagoj prokurorit të speciales duke thënë se ai nuk ishte një artikull i BBC-s dhe se aty shkruan nga “nga një shërbim monitorues i BBC-së”, pra që sipas tyre ishte një përkthim.

Pas kësaj gjyqtari kërkoi një sqarim duke larguar dëshmitarin Rubin nga salla.

Pas kërkesës nga mbrojtja e Thaçit, gjyqtari kërkoj kthimin në sallë të dëshmitarit dhe kërkoj nga prokurori që të bënte edhe një herë pyetjen duke ju refruar ashtu siç shkruante në dokument/lajm.

“Më falni se pati një keqkuptim për titullin, mund të vazhdojmë tani përgjigjuni edhe një herë në pyetje”, dekraloi gjyqtari.

Ndërsa në përgjigjen e tij Rubin tha se në atë kohë BBC nuk ka qenë një media ndërkombëtare dhe se nuk i kujtohet të ketë lexuar artikuj të këtij mediumi.

Të ngjashme

Të fundit