10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Prokuroria për tragjedinë në Prishtinë: Motivet nuk dihen, do të kërkohet caktimi i masës së sigurisë ndaj të dyshuarit

- Advertisement -

Prokuroria ka lëshuar komunikatë për ngjarjen e trishtë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku vëllai dyshohet se theri për vdekje vëllain me thikë.

“Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës, po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia.”

Rasti po hetohet në drejtim të veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ku i dyshuari është ndaluar.

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një (1) person.”

Prokuroria thotë se motivet dhe rrethanat janë ende të panjohura por që do të kuptohen gjatë hetimeve.

“Motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura por të njëjtat do të kuptohen gjatë hetimeve të cilat do të zhvillohen nga kjo Prokurori.”

Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit