Në Gjykatën Speciale është diskutuar sot për komunikatat e UÇK-së, e konkretisht edhe për komunikatën e shumëpërfolur numër 59, në të cilën bëhet fjalë për Gani Gecin.
Prokuroria ka thënë se Jakup Krasniqi ia kishte mohuar fjalët Thaçit se kinse kjo komunikatë është lëshuar nga dashakeqë jashtë Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Dy prej të akuzuarve tjerë kanë reaguar ndaj intervistës së Thaçit. Jakup Krasniqi ka thënë se asnjë komunikatë e UÇK-së nuk është lëshuar nga Banhoffët. Hashim Thaçi e di, siç ka thënë Krasniqi, se të gjitha komunikatat janë lëshuar në Kosovë”, thotë prokuroria.
“Zoti Selimi tha se në fakt se ishte Hashim Thaçi kishte shkruar komunikatën 59. E ka shkru një individ dashakeq, e ka shkru Hashim Thaçi”, tha tutje ai.
Madje tha se Selimi e ka nxjerrur zbuluar Thaçin, që sipas tij e ka lëshuar komunikatën 59.
“Zoti Selimi edhe në intervistën e ZPS-së ka pohuar fjalët e tij. Ai ka thënë se Thaçi e kishte lexuar komunikatën me synimin për të shkatërruar personin në fjalë. Pas lufte, çfarë bëri zoti Thaçi? Iu largua përgjegjësisë, por ja që e nxori zbuluar një prej të akuzuarve”, thotë Prokuroria.