21.8 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

“Prokuroria, o sot, o kurrë”, Bajrami e ashpër me ZRrE-në: Nëse sot nuk e pezullon vendimin, do të jetë armik i ekonomisë

Deputetja e LDK-së, Hymete Bajrami, ka kërkuara edhe një herë nga Zyra e Rregullatorit për Energji që të pezulloi vendimin për përjashtimin e bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji.

Në nuk e bënë sot një gjë të tillë, ka thënë Bajrami, ZRrE do të hyjë në histori si armiku më i madh i ekonomisë në vend.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se janë në rrezik mbi 140 mijë vende pune.

“Zyra e Rregullatorit për Energji, nëse sot nuk e pezullon vendimin për përjashtimin e bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji, do të hyjë në histori si armiku më i madh i ekonomisë në vend. Janë në rrezik mbi 140 mijë vende pune dhe valë e re inflacionit për secilin produkt. E kemi thënë që në fillimi: nuk ka treg të lirë, bizneset nuk janë të përgatitura, as institucionet, andaj bizneset e përjashtuara nga tregu i rregulluar ende nuk i kanë faturat e muajit qershor. Prokuroria nuk duhet të ketë pardon për bordin e ZRRE-së. Nuk duhet të lejohet asnjëherë që njerëz që paguhen me para publike me punu për interesa private”, ka shkruar ajo, duke ia drejtuar disa pyetje ZRrE-së.

“Le të tregojë ZRRE-ja si institucion mbikëqyrës: • Pse bizneset e përjashtuara nga tregu i rregulluar ende nuk i kanë faturat e muajit qershor? • Pse importi i energjisë në qershor është rritur 800% krahasuar me muajin maj? • Kush janë përfituesit e kësaj skeme? Emrat tashmë dihen: EFT-ja e Vuk Hamoviqit, tregtarët tjerë me nga dy punëtorë, e tash e tutje në rrethin e përfituesëve pritet me hy edhe kompanitë e licensuara së voni nga ZRrE-ja që kanë lidhje të ngushta me politikën. ZRrE po sakrifikon ekonominë, prodhimin vendor dhe 140 mijë vende pune për interesa mafioze. Prokuroria, o sot, o kurrë!”, ka shkruar ajo.

Tjera

Të ngjashme

Të fundit