Home Lajme Prokuroria nis hetime, Përparim Rama insiston se prona komunale po këmbehet në mënyrë të rregull

Prokuroria nis hetime, Përparim Rama insiston se prona komunale po këmbehet në mënyrë të rregull

0
Prokuroria nis hetime, Përparim Rama insiston se prona komunale po këmbehet në mënyrë të rregull

Vendimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës komunale në zonën Prishtina e Re me disa prona private në Badoc, po hetohet nga Prokuroria e Shtetit.

Prokuroria ka konfirmuar se ka nisur mbledhjen e informatave, disa orë pasi Ministri Elbert Krasniqi tha se janë vënë në lajthitje nga Komuna. Propozimi për këmbim ka qenë i Kryetarit Përparim Rama.

I njëjti sot ka dalë para gazetarëve për ta dhënë versionin e tij. Ai tha se ky proces ka nisur dy vjet para se ai të bëhet kryetar dhe se vetëm po zbaton vendimet e marra më herët nga ministritë. Sipas tij, çdo gjë është në përputhje me ligjin.

Exit mobile version