Vendimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës komunale në zonën Prishtina e Re me disa prona private në Badoc, po hetohet nga Prokuroria e Shtetit.
Prokuroria ka konfirmuar se ka nisur mbledhjen e informatave, disa orë pasi Ministri Elbert Krasniqi tha se janë vënë në lajthitje nga Komuna. Propozimi për këmbim ka qenë i Kryetarit Përparim Rama.
I njëjti sot ka dalë para gazetarëve për ta dhënë versionin e tij. Ai tha se ky proces ka nisur dy vjet para se ai të bëhet kryetar dhe se vetëm po zbaton vendimet e marra më herët nga ministritë. Sipas tij, çdo gjë është në përputhje me ligjin.