Një 23-vjeçare është lënduar gjatë ditës së enjte, pasi që kulimi i objektit të komunës së re të Prishtinës ka rënë.
Ky rast, bëhet e ditur se tashmë Prokuroria ka nisur hetimet.
Nga Prokuroria e Kosovës në një përgjigje me shkrim për RTK, deklaruan se organet kompetente kanë iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se gjatë ditës së djeshme, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e bashkë e njësitë relevante dhe me urdhër të tij janë iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.” Ndaj Prokuroria në bashkërendim me policinë, po i kryejnë hetimet lidhur me këtë rast dhe, varësisht nga të gjeturat, do ta trajtojë tutje këtë çështje, sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.” – ka thënë Laureta Ulaj për RTK.