8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim të policit që dëmtoi kamerat gjatë aksionit në veri

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin A.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga komunikata e Prokurorisë për media, duke thënë se ekziston dyshimi se polici në fjalë i ka dëmtuar kamerat e sigurisë në objektin ku është gjetur laboratori për prodhim të substancave narkotike.

Sipas fakteve dhe provave të siguruara, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari A.R., si person zyrtar – polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, derisa ka qenë në detyrë të sigurimit të vendit të ngjarjes në objektin biznesor në fshatin Izvor – komuna e Zveçanit me pronar i dyshuari S.N., i ka dëmtuar kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në objektin ku është kryer kontrollimi dhe është gjetur laboratori për prodhimin e substancave narkotike si dhe janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuanë”, bëhet e ditur në komunikatë.

“Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit