16.4 C
New York
Friday, May 16, 2025

Buy now

Prokuroria në Mal të Zi heton mënyrën e jetesës së funksionarëve

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi aktualisht është duke punuar në katër raste, në të cilat hetohet mënyra e jetesës së disa funksionarëve, përkatësisht mospërputhja mes të ardhurave të tyre dhe jetës luksoze që bëjnë.

“Në të gjitha rastet janë krijuar lëndë penale, që janë në fazën e hetimit”, thonë nga prokuroria për REL dhe shtojnë se atyre u ka paraprirë një njoftim i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Nga fundi i vitit 2020, kjo agjenci ka krahasuar të dhënat e pasurisë së zyrtarëve me bazat e të dhënave në dispozicion dhe ka konstatuar disa mospërputhje mes të ardhurave dhe pasurisë që kanë raportuar.

Ky hap është bërë me vetiniciativë, pasi Ligji aktual për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi nuk e ka këtë normë juridike. Ajo është pjesë e një ligji të ri, i cili është ende në formë drafti.

“Monitorimi i mënyrës së jetesës përfshin krahasimin e të ardhurave dhe pasurive të deklaruara, në raport me konsumin, vendbanimin dhe pronën e zyrtarëve publikë, të bashkëshortëve dhe të fëmijëve”, thuhet në këtë draft.

Dhe, pikërisht mënyra e jetesës është në fokus të katër rasteve që janë nën vëzhgimin e Prokurorisë Speciale – dy prej të cilave kanë të bëjnë me ministra të ish-Qeverisë, një me një polic dhe një me një person përgjegjës nga sektori joqeveritar.

Lajmin e plotë e gjeni këtu.

Të ngjashme

Të fundit