24.5 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Prokuroria në Gjilan deklarohet për Mefail Shkodrën: Nga viti 2000 pati pesë raste penale, në katër raste u ngritën aktakuza

- Advertisement -

 

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje të reja për të kaluarën e Mefial Shkodrës me djemt e tij.

Sipas PTH në Gjilan, për Mefail Shkodrën nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, ndërsa në 4 raste janë ngritur aktakuza.

“Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për të njëjtin në Prokurorinë Themelore në Gjilan nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit.

Sa i përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë” thuhet në njoftim

Të ngjashme

Të fundit