2 C
New York
Wednesday, January 29, 2025

Buy now

Prokuroria konfirmon arrestimin e tre personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare

- Advertisement -

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet  R.M. H.G dhe I.L.

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

 Ndryshe, sot Polici ka kryer bastisje për aferën e grurit në Ministrinē e Tregtisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit