Prokurori Alex Whiting ka thënë se kjo çështje gjyqësor nuk i akuzon të gjithë anëtarët e UÇK-së por vetëm katër persona të cilët kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vitin 98 dhe 99.
“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë vetëm me krimet që kanë bërë këtë katër të akuzuarit, një vështirësi për këtë proces do të jetë vetëm frika që do të kenë dëshmitarët gjatë procesit gjyqësor”, ka thënë Whiting.
Sipas tij, dëshmitarët nuk do të deklarojnë për shkak të frikës apo besnikërisë që kanë ndaj të akuzuarve.
“Dëshmitarëve do të ju duhet guxim të dëshmojnë këtu dhe padyshim që do të kemi dëshmitarë të thyer të cilët nuk do të tregojnë trupit gjykues ato që dinë për shkak të frikës apo për shkak të besnikërisë që kanë ndaj të akuzuarve”, ka thënë ai.
Tutje, ai shtoi se frikësimi apo besnikëria nuk mund të pengojnë arritjen e një rezultati të drejt në këtë çështje gjyqësor.