Në mesin e qershorit të vitit 1999, një serb nga Prizreni pretendon të jetë ndaluar e rrahur nga pjesëtarë të UÇK-së. Ngjarja, dëshmitari thotë të ketë ndodhur në Tusus. Për ndodhinë e tij, dëshmitari kishte kishte rrëfyer edhe në autoritetet serbe në vitin 2002, të cilat më pas janë përdorur kur dëshmitari u mor në pyetje nga Tas Forca Hetimore (SITF).
Dëshmitari tash ka vdekur dhe Prokuroria e Specializuar po kërkon që dëshmia e tij të merret parasysh gjatë procesit. Kjo është bërë me një parashtrim prej 25 faqe që Prokuroria ia ka dërguar trupit gjykues, raporton Nacionale.
“Garazhi ishte i ndriçuar keq dhe të arrestuarit merrnin ushqim të pamjaftueshëm. Gjatë ndalimit të tij në Tusus, ai dëgjoi të burgosurit e tjerë duke u rrahur dhe ishte në dijeni të lëndimeve dhe keqtrajtimit të tyre. Pas shtatë ditë qëndrimi në garazh, W02087 u lirua nga UÇK-ja dhe një anëtar i UÇK-së i tha se duhet ta falënderonte Ekrem Rexhën (komandant Drinin) për lirimin e tij. Gjatë intervistës së tij në SITF, një faqe e dëshmisë së W02087, dhënë autoriteteve serbe në vitin 2002, iu lexua, u diskutua dhe u vërtetua”, thuhet në këtë parashtrim.
Një tjetër serb që ka ndërruar jetë, kishte dhënë dëshmi për disa pretendime për krime lufte në fshatin Zoçishtë. Prokuroria ka kërkuar që të merren parasysh deklaratat që dëshmitari i kishte dhënë në Tribunalin e Hagës, por edhe në tas forcën hetimore të udhëhequr nga Clint Williamson.
“Më 21 korrik 1998 në orën 04:50 të mëngjesit, një minë fluturoi pranë dritares së W00716, por ajo nuk shpërtheu. Rreth dhjetë minuta më vonë, filluan të shtënat automatike dhe bombat RPG dhe granatat pushkësh ranë në manastir. Dëshmitarët dëgjuan fishkëllima, të shtëna, plumba dhe zhurmë shurdhuese nga të shtënat. Një shpërthim masiv shpërtheu dhe miniera goditi manastirin. Në kohën e sulmit, kishte rreth 35 murgj dhe refugjatë (‘grupi’) në manastir. Në shkollë, W00716 u mor në pyetje disa herë nga një komandant i UÇK-së”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë së Specializuar të Hagës.
Edhe në këtë rast, transkripti i këtij dëshmitari ishte dëgjuar në Gjykatën e Qarkut në Beograd.
“Transkripti i dëshmisë së W00716 të vitit 2007 të dëgjuar para Gjykatës së Qarkut në Beograd në vitin 2007 vërteton dy deklaratat e lartpërmendura të dëshmitarit, duke përforcuar vërtetësinë e deklaratave të dëshmitarit, dhe duke lejuar një vlerësim të plotë të provave dhe besueshmërisë së këtij dëshmitari të ndjerë”, thuhet më tutje.
Një tjetër serbe që ka vdekur, kishte dhënë dëshmi disa herë për krimet e pretenduara të luftës në Rahovec. Ajo kishte deklaruar se si pastruese, kishte parë një sulm që kishte ndodhur në një qendër mjekësore.
“Në mbrëmjen e 17 korrikut 1998, qendra mjekësore u sulmua nga forcat e UÇK-së duke e çuar personelin të qëndronte në ndërtesë deri në mëngjesin e 19 korrikut 1998. W01994 iu tha se nëse Dr. Aleksandar Stajonevci nuk del, W01994 do të vritej. W01994 u shty dhe u keqtrajtua nga ushtarët e UÇK-së.W01994 pa Dr. Aleksandar Stajoneviq dhe Dushko Patrongiq, një teknik, duke u rrëmbyer si pjesë e sulmit.Aleksandar Sstajoneviq kishte duart e lidhura. W01994 vuri në dukje se njerëzit ishin torturuar dhe kishte shenja gjaku.Në mëngjesin e 19 korrikut 1998, W01994 dëgjoi zërin e bashkëshortit të saj, Krsta STANOJEVIQ, në ndërtesë. Menjëherë pas kësaj, UÇK-ja liroi personelin në qendrën mjekësore në Rahovec. W01994 burri i saj dhe Dorde Doriq nuk ishin në mesin e personat e liruar. W01994 nuk e pa më burrin e saj”, thuhet në përmbledhjën e Prokurorisë së Hagës.
Kjo dëshmitare kishte dhënë dëshmi në Tribunalin e Hagës dhe në misionin e UNMIK-ut në Kosovë.
Një rast tjetër që Prokuroria po kërkon të merret për bazë, pretendohet të ketë ndodhur në Polac. Këtu përmendën emrat e Nuredin Lushtakut, heroit Ilaz Kodra,Gani Gecit e Fadil Gecit. Sipas Prokurorisë, një kosovar tashmë i vdekur, ishte rrëmbyer e rrahur.
“Më 1 tetor 1998, tre burra të veshur me uniforma të UÇK-së, të identifikuar si Hasan KODRA, Skender KODRA dhe një individi me mbiemrin LUSHTAKU, hyri në shtëpinë e tij dhe i tha se komandanti i UÇK-së Ilaz KODRA donte të fliste me të.124 W04239 u fut me forcë në një automjet Lada të bardhë dhe u dërgua në fshatin Prekaz në shtëpinë e Nebi Kodrës. Natën e 5 tetorit 1998, W04239 u transportua në malet afër Skenderajt ku u rrah derisa pa ndjenja. W04239 u zgjua dhe e gjeti veten të mbuluar me degë dhe gjethe që iu vunë flakën, pastaj ai shpëtoi por u kap përsëri dhe u vendos në një makinë”, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë, raporton Nacionale.
Këtu, Prokuroria thotë se ka ndërhyrë Gani Geci i cili kishte kërkuar lirimin e këtij personi. Në këtë pjesë, përmendet edhe Sami Lushtaku.
“W04239 është transportuar në selinë vendore në Likoc/Likovac ku është futur në korridor për disa orë me të burgosur të tjerë të lidhur. Ai ka njohur Sami Lushtakun, Ramadan GASHI dhe Sahit Jasharin. Gjatë natës, W04239 dëgjoi një telefonatë nga Gani GECI dhe Fadil GECI në radio që urdhëroi lirimin e tij. W04239 u lirua, por u kërcënua të mos e zbulonte atë që pa. W04239 pësoi brinjë të thyera, plagë dhe mavijosje si pasojë e goditjeve”, thuhet në parashtrimin e ZPS-së.
Një tjetër dëshmitar është në mesin e vizitorëve të UÇK-së në Qirez në vitin 1998. Megjithatë, ky dëshmitar anonim nuk ka vdekur, por është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Andaj, Prokuroria ka kërkuar që të merret parasysh dëshmia e tij. Ky rast është rasti shumë i diskutuar për të cilin kishte folur Gjergj Dedaj, për të cilin avokatët thonë se e ka pranuar që nuk ishin maltretuar asnjëherë.
“Në shtator 1998, ai bëri një vizitë humanitare si pjesë e një delegacioni në Drenicë përfshirë Qirezin. Ai u arrestua dhe u ndalua para se të transferohej në Baicë ku u rrah dhe u mor në pyetje dhe më pas u lirua. Anëtarët e delegacionit u arrestuan nga ushtarët e UÇK-së, duke përfshirë Sabit Gecin, Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin. Më 22 shtator 1998, Ë03821 dhe të burgosurit e tjerë u larguan nga shkolla nga ofensiva serbe në Drenicë. Në mbrëmje, Hashim Thaç u tha atyre se ishin të lirë të shkonin”, thuhet në dokument.
Deri më tash në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së janë dëgjuar 22 dëshmitarë.