6 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Mitrovicë kërkoi nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për B.D., i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri, raporton Ekonomia Online.

Ai thuhet se dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“I pandehuri B.D., me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

B.D. gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Seanca për caktimin e paraburgimit do të mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit