7.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova – dyshohet për vepër penale dhunë në familje

- Advertisement -

Akil Gjakova është i dyshuar për veprën penale, dhunë në familje.

Prokuroria e ka kërkuar arrestimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj xhudistit kosovar, shkruan Gazeta Express.

Mirret vesh se Gjakova ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka dhënë më shumë detaje.

“Prokurori i shetit ka pranuar një procesverbal te një kontesit civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka element të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore ndaj tij”, thuhet në përgjigjen e Nikçit.

Akil Gjakova është njëri nga sportistët më të suksesshëm kosovar, me medalje të shumta nga turnetë më të mëdhenj të xhudos.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit