10.6 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Prokuroria jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit në Prishtinë

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka konfirmuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokurori kujdestar, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale me kallëzim penal si “Hetim mbi vdekjen”, me qëllim të sqarimit të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Bëhet fjalë për Festim Isufin, i cili dyshohet se fillimisht ka therur me thikë të dashurën e tij, Rina Malokun, dhe më pas ka qëlluar veten me të njëjtën armë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B”.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e mashkullit 34-vjeçar, ndërsa femra 30-vjeçare është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se lëndimet janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë, konkretisht.

Të ngjashme

Të fundit