Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë të ditur se ka iniciuar rast për veprën penale “kanosje” ndaj ministri në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Lajmin e ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi. Ai tha se dyshohet për një rast që ka ndodhur në një rrugë.
“Me urdhër të prokurorit është iniciuar rast për veprën penale të kanosjes. I dyshuari është një ministër në detyrë i Republikës së Kosovës. Për këtë çështje jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur në një rrugë, derisa ka qenë e bllokuar për shkak të trafikut, dhe sipas tyre i njëjti ka dalë nga vetura dhe i ka kanosur”, është shprehur Nikçi.






