12.5 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Prokuroria i ngriti aktakuzë për sulm dhe kanosje, Damka: Është e pabazë, do të dëshmohet në gjykatë

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prizren sot ka ngritur aktakuzë për sulm dhe kanosje ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një familjari të tij Fuad Damkës.

I pari deklaroi se ai bashkë edhe me të akuzuarin tjetër janë të pafajshëm.

Damka tha se kjo do të dëshmohet në gjykatë.

“Për momentin jam jashtë vendit, jam jashtë Kosovës. E gjithë aktakuza është pabazë. Krejt do të sqarohet në gjykatë. Jemi të pafajshëm dhe kjo do të shihet dhe të dëshmohet në gjykatë. Nuk ka pasur sulm”, tha Damka për Klankosova.tv

Ngjarja kishte ndodhur më 9 shkurt, në Ditën e Zgjedhjeve, ku ai akuzohet se e ka sulmuar dhe kanosur kundërshtaren politike, Arda Maloku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit