Lajme

Prokuroria hudh poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi

By GAZETA SCANNER 1

November 08, 2023

Prokuroria Themelore e Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi i dyshuar për veprat penale të shmangies nga tatimi dhe keqpërdorim të besimit.

Këtë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.

Ndaj Ademit kishte parashtruar kallëzim penale Njësia Rajonale e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë  nën dyshimet se i njëjti ka kryer veprat penale të “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i besimit”.

Mirëpo, prokurori i rastit Ali Hajdini ka nxjerre aktvendim për hedhje të këtij kallëzimi penale me arsyetimin se pas analizimit të natyrës, rrethanave të rastit dhe karakterit të veprës penale çështja duhet të zgjidhet përmes pezullimit të përkohshëm të procedurës.

“Prokurori ka shqyrtuat dhe analizuar në tërësi shkresat e lëndës dhe duke  pasur parasysh, natyrën, rrethanat dhe karakterin e veprës penale dhe të kryersve dhe zotimin e të dyshuarve se di t’i përmbushin detyrimet, ka vlerësuar se lënda plotëson kushtet që të zgjidhet përmes Procedurës Alternative, përkatësisht të bëhet Pezullimi i Përkohshëm i Procedurës në kuptim të nenit 227 të KPP-së”, thuhet në aktvendimin për hedhje të kallëzimit penale.

Sipas këtij aktvendim të dyshuar për shmangie nga tatimi dhe keqpërdorim të besimi ishin edhe këta persona me këto iniciale M.C,  A.D, I.A, dhe A.N.

Sipas këtij aktvendim të dyshuar për shmangie nga tatimi dhe keqpërdorim të besimi ishin edhe këta persona me këto iniciale M.C,  A.D, I.A, dhe A.N.