11.1 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Prokuroria e Tiranës kërkon tri vjet burg për motrën e Antonela Berishës

- Advertisement -

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 3 vjet burg për Mariela Berishën dhe 3 vite shërbim prove për motrën e saj, Antonela Berisha.

Kjo pasi ato dhunuan modelen 24 vjeçare Klea Prenga në gusht të vitit të kaluar teksa e reja ndodhej në një restorant te “Kodra e Diellit”.

Dy motrat u afruan te tavolina ku ndodhej Prenga dhe njëra prej tyre i gjuajti me gotë qelqi në fytyrë. Shkak i sulmit fizik dyshohet një lidhje paralele e blogeres me partnerin e Mariela Berishës.

Në Tetor 2024, Gjykata e Tiranës caktoi masën e “arrestit në shtëpi” ndaj Mariela Berishës dhe “detyrim paraqitje” ndaj motrës së saj, raporton Tv Klan.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit