-4.7 C
New York
Tuesday, February 10, 2026

Buy now

Prokuroria e Prizrenit nis hetime me vetiniciativë për rinumërimin e votave në Suharekë

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar zyrtarisht se ka iniciuar hetime me vetiniciativë lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë.

Ky vendim ka ardhur pas pranimit të informatave publike për parregullsi të mundshme në këtë qendër dhe po realizohet me autorizim të Kryeprokurorit, z. Petrit Kryeziu.

Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Drejtorinë Rajonale në Prizren. Aktualisht, organet e ndjekjes janë duke zhvilluar operacione në terren në Komunën e Suharekës për të grumbulluar provat e nevojshme dhe për të zbardhur të vërtetën rreth dyshimeve për shkelje të procesit zgjedhor.

Të ngjashme

Të fundit