-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë ndaj Haki Rugovës dhe dy të tjerëve

- Advertisement -

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër ish-kreut të Komunës së Istogut, Haki Rugovës, për veprën penale “konflikt i interesit”, dhe gjithashtu ndaj ish-nënkryetarit L.B dhe zyrtarit të Gjeodezisë në Komunën e Istogut, I.H.


“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër ish Kryetarit të Komunës se Istogut, H.R., për veprën penale “Konflikt interesit” nga neni 424, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 te Kodit Penale të Republikës së Kosovës, ish-nënkryetarit të Komunës se Istogut, L.B., për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”, nga neni 427 paragrafit 1 te KPRK-së, si dhe, ndaj zyrtarit të Gjeodezisë dhe Kadastrës në Komunë të Istogut, I.H., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 77, para 1, pika 1.3 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri H.R., si Kryetar i Komunës se Istogut, edhe pse e ka ditur faktin se edhe para shpalljes se ankandit publik, vëllai i tij G.R., ka qenë duke e shfrytëzuar pronën të cilën e ka fituar përmes ankandit, dhe pasi e ka fituar te njëjtën, në vend se të përjashtoj veten nga kjo çështje zyrtare, i njëjti e rekomandon ish nënkryetarin këtu të pandehurin L.B., ta nënshkruaj kontratën për kryetarin”, thuhet tutje.

“I pandehuri L.B., sipas aktakuzës, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës se Istogut, pas ka kuptuar se janë duke u hetuar nga organet e hetuesisë për ketë çështje penale, ka urdhëruar zyrtarin ligjor që të hartojë një dokument i cili kinse ka ekzistuar qysh nga vitin 2018, e krejt këtë e bënë me qëllim për të iu shmangur përgjegjësisë penale”, vazhdon njoftimi.

“Kurse, i pandehuri I.H., akuzohet se në cilësinë e udhëheqësit të sektorit në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, duke bërë kundërligjshëm destinimin e pronave me qellim të përfitimit të dobisë pasurore për kompaninë “Macon”, pronë e vëllait të pandehurit H.R’, theksohet tutje.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se tre të pandehurit kanë kryer veprat penale të cilat ju vihen në barrë.Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit