2 C
New York
Friday, January 23, 2026

Buy now

Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në Malishevë

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.

Sipas njoftimit, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që në Komunën e Malishevës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Këto veprime përfshijnë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave si dhe sigurimin e provave relevante, të cilat lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe në trajtimin e çdo rasti të dyshuar, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit

Të ngjashme

Të fundit