3.4 C
New York
Thursday, January 22, 2026

Buy now

Prokuroria e Ferizajt ngrit aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit

- Advertisement -

Është ngritur aktakuza e parë në lidhje me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Njoftimi u bë nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

M.A, dyshohet se ka kryer veprën “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Sipas dosjes së Prokurorisë, më 28 dhjetor i dyshuari në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes i ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda. Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të ngjashme

Të fundit