5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Prokuroria del me reagim: Gazetari Lirim Mehmetaj u padit nga D.M., do të vlerësojmë a i tejkaloi kompetencat prokurorja

- Advertisement -

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me një reagim lidhur me kallëzimin penal kundër gazetarit Lirim Mehmetaj, pas reagimeve të shumta për këtë çështje. Prokuroria ka thënë se ka pranuar Kallëzim penal ndaj Mehmetaj nga D.M.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë,  Zejnullah Gashi, do të analizoj veprimet e prokurores së rastit për këtë çështje dhe do të vlerësoj nëse eventualisht ka tejkalim të kompetencave që nuk janë në përputhje me ligjin.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar Kallëzim penal privat kundër L.M. nga pala e dëmtuar D.M. Andaj, njoftojmë opinionin publik se veprimet e ndërmarra në këtë çështje janë në drejtim të trajtimit të Kallëzimit penal, për të cilën Prokurori i Shtetit ka obligim ligjor të trajtoj dhe sqaroj të gjitha rrethanat të cilat pretendohen nga palët e përfshira në proceset që zhvillohen para Prokurorit të Shtetit.

Megjithatë, në situatën konkrete, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, do të analizoj veprimet e prokurores së rastit për këtë çështje dhe do të vlerësoj nëse eventualisht ka tejkalim të kompetencave që nuk janë në përputhje me ligjin. Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar për respektimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtave të tjera të njeriut të cilat janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Mehmetaj ka njoftuar dje se ka pranuar thirrje nga Prokuroria si i pandehur për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit