Prokuroria Speciale u deklarua pas intervistimit të zëvendës kryeministrit Besnik Bislimin “në cilësinë e dëshmitarit” në kuadër të hetimeve që po zhvillohen rreth rastit “Peci” për Fabrikën e Mbetjeve Shtazore.
Prokuroria tha se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e të gjitha provave për zbardhjen e rastit.
“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Në kuadër të zhvillimit të hetimeve, të mërkurën në Prokurorinë Speciale është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit z.Besnik Bislimi.
Por, nuk jemi në gjendje sot të diskutojmë apo japim detaje, meqë çështja është në fazën fillestare të hetimeve. PSRK, në koordinim me Policinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar të gjitha provat që do të shërbejnë për zbardhjen e rastit konkret”, thanë Prokuroria Speciale