Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë aksion për bastisje dhe kontroll në Arkivin Shtetëror dhe Agjencinë Kadastrale të Republikës së Kosovës.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, tha për Ekonomia Online se aksioni është ndërmarrë sipas urdhëresës së gjykatës dhe lidhet me dyshimet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institucionin e Arkivit Shtetëror dhe institucionin Kadastral të Republikës së Kosovës për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit për çdo zhvillim të mëtejmë do t’ju mbajë të informuar”, tha Shala.