Prokurori i posaçëm Jack Smith kërkoi dhe mori një urdhër kërkimi për llogarinë e Donald Trump në Twitter, @realdonaldtrump, më 17 janar 2023, sipas dokumenteve të sapo zbuluara të gjykatës, raporton Politico.
Rezistenca fillestare e Twitter, për t’iu përmbajtur urdhrit rezultoi që një gjykatës federal të dënojë kompaninë, tani të quajtur X, dhe vendosi një gjobë prej 350,000 dollarë.
“Megjithëse Twitter përfundimisht iu përmbajt urdhrit, kompania nuk dha plotësisht informacionin e kërkuar deri në tre ditë pas një afati të caktuar nga gjykata,” sipas opinionit prej 34 faqesh nga një panel prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit të Qarkut D.C. “Gjykata vendosi një sanksion prej 350,000 dollarësh për vonesën e tij.”
Është e paqartë se çfarë kërkonte Smith nga llogaria e Trump, megjithëse Trump e përdori atë në mënyrë aktive në prag të sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol, duke promovuar pretendime të rreme për mashtrime zgjedhore.
Marrja e të dhënave nga Twitter mund të ketë zbuluar gjëra në lidhje me përdorimin e llogarisë nga Trump, nëse të tjerët kishin akses në të dhe nëse kishte ndonjë draft deklaratë që nuk ishte dërguar, shkruan Politico.