Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, konfirmoi se është duke u zhvilluar një hetim lidhur me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.
Ai tha se bastisjet po kryhen në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe me autorizimin e saj.
Sipas Shalës, bastisjet po zhvillohen në katër lokacione: Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.
“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të Fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu me autorizimin tonë, policia me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit konkret. Bastisjet janë duke u zhvilluar në katër lokacione: Ministri të Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Veterinarisë dhe lokacioni i vetenerinarisë ë kompanisë përfituese”, tha ai.