0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Prokurori Jashari: Mbi 80 kilogramët e drogës erdhën nga Turqia, destinacion kishin Prishtinën

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunime me Policinë e Kosovës dhe Doganën që në terminalin doganor kanë arritur të identifikohen dhe konfiskohet një sasi e konsiderueshme e narkotikëve të llojit heroinë.

Në një konferencë për media prokurori, Shukri Jashari ka deklaruar se kjo ngarkesë e narkotikëve ishte nisur nga Turqia dhe për destinacion kishte qytetin e Prishtinës.

“Gjatë kontrollit nga Dogana e Kosovës është dyshuar se në automjetin transportues përpos mallrave të ndryshme ishin dhe 32 reflektor në të cilat kanë qenë nga pesë qese të dyshuara të narkotikëve të llojit heroinë.Gjithsej 160 paketime, meqë rast malli është sekuestruar nga policia përkatësisht Drejtoria për luftimin e narkotikëve”, ka deklaruar Jashari.

Poashtu nga ky operacion është konfiskuar edhe një mjet transportues kombi dhe një vetura Land-Rover.

“Aktualisht janë duke u realizuar disa bastisje në Pejë, Prishtinë dhe po bastisen gjithsej pesë lokacione.Në këtë aksion janë arrestuar shtatë persona, e dy janë në vendim. Me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar” e narkotikëve”, shtoi tutje prokurori Jashari.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit