9.1 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Prokurori e konfirmon: Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Mitrovicë

- Advertisement -

Prokurori Shpëtim Peci, ka konfirmuar se procesi i numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë është ndërprerë.

Sipas tij, procesi nuk do të vazhdojë derisa ekspertët e KQZ-së të bëjnë verifikimin për fletëvotimet që nuk përputhen me numrat serikë në këtë komunë.

E zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, Jahir Sumiçi ka deklaruar se gjatë procesit të numërimit atje, ka pasur jashtëzakonisht shumë parregullsi.

Ai thekson se deri më tani gjetur 20 fletëvotime me numra të ndryshëm serikë, derisa shton se shumica prej tyre janë të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv.

“Po përballemi me parregullsi të jashtëzakonshme. Deri më tani janë numëruar gjithsej 35 kuti të votimit, ku prej tyre 20 vendvotime kanë lëvizur nga klasa në klasë, apo nga vendvotimi në vendvotim, pra është një inxhiniering i organizuar, dhe shihet qartë prej provave dhe fakteve të argumentuara që i kemi hasur gjatë numërimit të votave”, u shpreh Sumiçi.

“Ne si Parti Demokratike e Kosovës e kemi bojkotuar procesin, pasi na është kërkuar nga prokurori i rastit që të shkelim ligjin. Ne jemi kundër shkeljes së ligjit. Kemi vendosur që bashkë me partnerët e koalicionit ta bojkotojmë”, u shpreh ai.

Sumiçi pretendon se prokurori i rastit, Shpëtim Peci, ka urdhëruar vëzhguesit me arrogancë për të vazhduar procesin e numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit.

Të ngjashme

Të fundit