Avokatja Maria Eismont, u tha gazetarëve se kërkesa e prokurorit për dënimin 25-vjeçar erdhi në një seancë të mbyllur më 6 prill. Ajo shtoi se klienti i saj ka humbur 17 kilogramë gjatë qëndrimit në burg, shkruan REL.
Ajo tha çështja kundër aktivistit të opozitës ruse për disa akuza, përfshirë tradhtinë, po vazhdon me shpejtësi. Kara-Murza u arrestua në prill të vitit të kaluar, pasi u kthye në Rusi.
Vladimir Kara-Murza, ish-aleat politik i liderit të ndjerë opozitar rus, Boris Nemstov, pasi humbi vetëdijen dhe u dërgua në spitalin e Moskës, gruaja e tij tha se ai u dërgua në spital me “simptoma të helmimit”.
Sikurse në rastet paraprake, Rusia ka mohuar përfshirjen, duke përmendur mungesën e fakteve.