-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

“Projekti më i madh kapital që po zhvillohet në kryeqytet”, Abdixhiku dhe Rama vizitojnë punimet e “Rrugës A”

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, janë bashkuar për të vizituar ‘Rrugën A’, një projekt i madh kapital në kryeqytetin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së ka thënë se ky është projekti më i madh kapital që po zhvillohet aktualisht në kryeqytet.

‘’Sot, me Përparimin, i bëmë vizitë ekipeve punuese 👷‍♂️👷‍♀️🚜 në projektin më të madh kapital që po zhvillohet aktualisht në kryeqytet. E njohur si Rruga A, me 6 korsi, me kolektorë e infrastrukturë moderne përcjellëse, ajo nisi të jetësohet në maj të këtij viti. Me tempon aktuale të punëve – në të dy skajet e rrugës – ajo do të përfundojë qysh para verës së ardhshme 🚧’’, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së Abdixhiku, ka thënë se ‘’Prishtina po ecë në rrugë e ritëm të jashtëzakonshëm.

‘’Koha të flasim e punojmë për projekte konkrete si zëvendësim i ngarkesës me të shkuarën, e zymtësi polariziese sot’’, ka shtuar tutje kryetari i LDK-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit