Home Lajme Projekti “i harruar”, Ferizaj ende pa spital të ri

Projekti “i harruar”, Ferizaj ende pa spital të ri

0
Projekti “i harruar”, Ferizaj ende pa spital të ri

Muret që shihni tashmë do të duhej të ishin të përfunduara e brenda këtij objekti të trajtoheshin pacient.

Por para gati katër vitesh operatori ekonomik i cili ishte kontraktuar për kryerjen e punëve pati kushtëzuar ndërtimin e spitalit me një shumë prej mbi 5,000,000 Euro, gjë e cila e tejkalonte kufirin ligjor prej 10% të tejkalimit të kontratës, kjo ishte arsyeja që punët mos të vazhdohen dhe Ministria e Shëndetësisë kishte paraqitur kallëzim penal kundër këtij operatori.

Që nga ajo kohë rreth këtij projekti ka ndodhur vetëm një gjë.

Mirëpo MSH pavarësisht që kishin pranuar raportin, aty nuk ishte bashkangjitur edhe pikat e tjera të marrëveshjes për çka për kishin konsideruar të papranueshëm këtë raport.

“Bazuar në këtë Marrëveshje, konkretisht Fakulteti i Ndërtimtarisë, nga UP është dashur të bëjë Kolaudimin e punëve të realizuara në projektin e MSH-së, Ndërtimi i Spitalit Regjional në Ferizaj”. Ky raport është dorëzuar në MSh, por Divizioni i Infrastrukturës në MSh nuk e ka konsideruar të pranueshëm këtë raport. Arsyeja ka qenë se në raport nuk janë përfshirë të gjitha pikat e Marrëveshjes”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe nga MSH, për Komunën e Ferizajt, raporti i punës së studentëve të Ndërtimtarisë ishte i pranueshëm.

“ Raporti që e ka bërë Fakulteti i Ndërtimtarisë është që projekti mund të vazhdohet ndërtimi I projektit, sipas informative që I kemi Ministria e Shëndetësisë vazhdimin e  punimeve nuk do ta filloj deri në pjesën e dytë të vitit 2024”, thotë Lulzim Aliu- Nënkryetar i komunës së Ferizajt.

Informata për këtë proces, nuk kanë mundur të marrin as organizatat që monitorojnë projektet komunale.

Exit mobile version