7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Programi dhe kandidati ynë, çelësi i suksesit”, Gruda: Deri në fund të fushatës, PDK do ta shkrijë epërsinë e VV-së

- Advertisement -

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda, thotë se deri në fund të fushatës do të arrijnë të “shkrijnë” epërsinë e VV-së.

“Ata e dinë që ne jemi duke u rritur, dhe ata janë duke rënë. Ne do ta shkrijmë epërsinë e VV-së deri në fund të kësaj fushate, deri më 9 shkurt Bedri Hamza, Partia Demokratike do ta shkrijë epërsinë”, u shpreh ai në “DPT te Fidani”.

Gruda tha se programi dhe kandidati i tyre për kryeministër janë çelësi për fitore.

“Programi ynë dhe kandidati ynë për kryeministër janë çelësi për fitore. Në fund të mandatit nuk shkohet qeveria ta akuzojë opozitën, është një mundësi e re që partitë të ulën dhe të ofrojnë një platformë të re për katërvjeçarin që vjen”.

Ai mes tjerash u shpreh se po ofrojnë një program të zhvillimit ekonomik, të sundimit të ligjit, të integrimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe të heqjes së sanksioneve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit