Thirrjet për punësim në ShSKUK janë gjithnjë e më të shpeshta, por ende nuk ka konkurs për punësimin e anesteziologëve të rinj. Edhe pse janë shtuar 20 specialistë të Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv që nga nëntori deri tani, dhe priten edhe 4-5 të tjerë që të marrin titullin gjatë marsit, shoqata e anesteziologëve e konsideron të papranueshme këtë qasje institucionale.
Kryetarja e Shoqatës së Anesteziologëve, Agreta Gecaj Gashi, thekson se është “luks i madh” të ketë një anesteziolog pa punë, dhe se nuk ka arsye për të mos hapur konkursin, veçanërisht pas shtimit të numrit të anesteziologëve.
Në një mbledhje të bordit në janar, ishte theksuar se konkursi do të hapej sapo të bëhet një numër më i madh i anesteziologëve.
QKUK/ShSKUK nuk ka dhënë përgjigje lidhur me këtë çështje, ndërsa raportohet se arsyeja pse konkursi nuk po hapet është mungesa e fondeve për pranimin e stafit të ri.
Ndiqeni kronikën për më shumë:






