Një profil i një ‘gruaje të rreme’ me emrin “Alba Murteri” që po bën namin me propagandë pro-Vetëvendosjes del të ketë fotografi të profilit hiç më pak se të bijën e Arkanit, kriminelit famëkeq të luftës.
Gazetari Berat Buzhala, shtroi pyetjen se kush po i krijon këto profile? Vetëvendosja apo UDB-ja e Serbisë? Përgjigje ndaj kësaj pyetje, Buzhala drejtoi edhe ndaj vetë Agjencionit Kosovar për Inteligjencë.

Postimi i Buzhalës:
Bie fjala, Alba Murtezi i ka 5 mije ndjekes, flet me gjuhe te urrejtjes ndaj Drenices, i mbron krimet ne Drenice, e perkrahe Albin Kurtin.
Ne foto te profilit te saj eshte Anastasija Raznjatovic, çika e kriminelit ma te madh serb, e cila eshte ne kete foton tjeter.
Tash, tregomni mu: A e ka bo LVV kete profil, a e ka bo UDB e Serbise?
Kesaj pyetje lejohet me u pergjigje edhe AKI, kur t’kane pak pushim prej hetimit te gazetareve te Kosoves.
Nuk eshte vetem kjo Alba. Jane edhe dhjetera te tjera te kesaj natyre, qe nxisin urrejtje ndaj shqiptareve, flasin me admirim per krimet ne Drenice, edhe e perkrahin Kurtin.






