26.5 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Profesori Krasniqi deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për ngacmim seksual

- Advertisement -

Në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, profesori i pezulluar Xhevat Krasniqi është deklaruar i pafajashëm lidhur me akuzën për ngacmim seksual.

“Absolutisht i pafajshëm”, u deklarua Krasniqi.

Deklarimin lidhur me fajësinë, i akuzuari e bëri pasi që prokurori Blerim Igrishta e lexoi aktakuzën, raporton “Betimi për Drejtësi”

Pas kësaj, gjyqtari i rastit Bujar Ahmeti ndërpreu seancën dhe njoftoi të akuzuarin për afatin e kundërshtimin të provave.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 10 prill 2025, Xhevat Krasniqi ngarkohet se në cilësinë e profesorit të matematikës në Fakultetin e Mjekësisë, gjatë periudhës kohore nga janari i vitit 2022 në vazhdimësi deri në dhjetor të vitit 2023 në objektin e Fakultetit në Universitetin e Prishtinës, është përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër. Ngarkohet se katër studente i ka ngacmuar seksualisht me fjalë.

Për këtë, Krasniqi ngarkohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual” nga neni 183, paragrafi3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” më 23 prill 2024 ka njoftuar se pas rekomandimit nga Këshilli i Etikës së Universitetit, është marrë vendim të pezullullohet nga puna profesor Xhevat Krasniqin, i denoncuar për ngacmim seksual.

Të ngjashme

Të fundit