Home Lajme Profesori Kelmendi: Kurti nuk do të jetë në qeveri, as në sondazhet e brendshme VV nuk del e para

Profesori Kelmendi: Kurti nuk do të jetë në qeveri, as në sondazhet e brendshme VV nuk del e para

0
Profesori Kelmendi: Kurti nuk do të jetë në qeveri, as në sondazhet e brendshme VV nuk del e para

Profesori universitar Jeton Kelmendi ka thënë se kryeministri aktual Albin Kurti më nuk do të jetë në krye të pushtetit.

Në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova, ai ka theksuar se edhe në sondazhet e veta të brendshme VV-ja nuk del  e para.

“Unë po ju them sot këtu se ai më nuk do të jetë në qeverisje, madje edhe sondazhet e tij vet bëhet fjalë që nuk del as i pari në Kosovë. Ai e di këtë punë, në sondazhe të bëra nga LVV, ajo nuk del e para, në dy sondazhet e fundit ajo nuk del e para”, ka thënë Kelmendi.

Tutje, ai nuk e vlerëson si çështje të pozitive mos pjesëmarrjen e Kurtit dhe VV-së në debate me partitë tjera gjatë fushatës elektorale.

“Ajo që mendoj unë se ka qenë gabimi më i madh ku ka rënë, edhe media edhe opozitas, është dashtë të inissitohet se edhe nëse nuk vie Kurti në Kuvend me të gjithë oponentët e tij, duhet të ftohen partitë tjerat dhe të përballen. Këtu mendoj se është bërë gabimi më i madh, duke përfshi mediat dhe oppozitën”, ka thënë Kelmendi.

Exit mobile version