9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Profesori izraelit: Kosova të investojë në bashkëpunimin me vendet mike

- Advertisement -

Profesori izraelit, Yehuda Hamovitz, ka folur për situatën në Izrael pas sulmit terrorist të Hamasit, si dhe për situatën në Kosovë, pas sulmit ndaj Kosovës nga një grup terroristësh nga Serbia, kohë më parë.

Për sulmin terrorist ndaj Kosovës, nga një grup kriminalësh serbë, profesori  Hamovitz tha se në luftën për siguri strategjike kemi të bëjmë me kontrollin e  rrezikut e ajo ka ndodhur,  “tani ju jeni të gatshëm për një sulm të tillë.”

“Kosova duhet të jetë e përgatitur për me të keqën e tani po shikojnë se pse Izraeli do të ishte një shembull për të tjerët,  por nëse terroristët na sulmojnë këtu, ne do të rezistojmë”, deklaroi profesori Yehuda Harmovitz, për RTK.

Ai më tej përmendi kohën kur ishte për vizitë në Kosovë,duke bërë thirrje për forcimin e, sikundër tha ai, shoqërisë civile, sidomos përreth kufirit, si dhe në bashkëpunim me BE-në të ofrojë zgjidhje të problemit në mënyrë të qetë, teksa shtoi se “njerëzit afër kufirit po e mbrojnë Prishtinën.”

I pyetur për masat e vëna ndaj Kosovës nga ndërkombëtarët, profesori izraelit u shpreh se Kosova duhet të bëjë çdo gjë për t’u mbrojtur, siç bëjnë amerikanët që i dërguan fluturak në Siri e Irak.

“Por kjo do të thotë që duhet të keni kujdes dhe për këtë duhet një diplomaci të re e të investoni më shumë e të bashkëpunoni me Amerikën, Izraelin e BE-në”, deklaroi profesori Hamovitz, derisa  përmendi një nga kryeministret izraelite, e cila pati deklaruar se “nëse armiqtë do t’i lëshojnë armët, do të ketë zgjidhje paqësore dhe pa armë ne nuk do të ishim këtu dhe kështu është edhe me Kosovën.”

Ndërkaq lidhur me pyetjen se pse Izraeli ishte i fundit që njohur shtetin e Kosovës, profesori Hamovitz tha se “si komb ua kemi borxh për strehimin e njerëzve tanë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ne po bëjmë më të mirën që po mundemi e kjo është me rëndësi që ne duam të jetojmë në paqe e në bashkëpunim mes dy vendeve tona, që është mjaftë i fuqishëm”.

Ai më tej foli për bashkëpunimin në nivel ambasadorësh e akademikësh ndërmjet dy vendeve tona.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit