Enis Sulstarova, i njohur tashmë edhe si “profesori” i kryeministrit Albin Kurti, po pretendon se Bashkimi Evropian nuk do të jetë jetëgjatë.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se “Kosova është e vërteta skandaloze e Serbisë, por po bëhet e vërteta e hidhur e BE-së”.
“Ky bashkim nese tradhton parimet mbi te cilat eshte themeluar, nuk do ta kete jeten e gjate, pavaresisht fuqise dhe imazhit te begatise qe projekton ne periferine e tij. Siç e thoshte Ukshin Hoti, logjika e bashkimit te Evropes dhe e bashkimit politik te kombit shqiptar e kerkon kapercimin e gjeopolitikes se deritanishme ne Evrope.” – ka shkruar ai.
Vlen të theksohet se kryeministri Kurti kohë më parë kishte rekomanduar që të lexohet e të degjohet profesori i sociologjisë, Enis Sulstarova.
“I kërkoj falje Prof. Bekim Baliqit që ia ndërpreva fjalimin sot në Fakultetin Filozofik. Por, edhe unë isha brenda temës: promovimi i librit “Nacionalizmi” i Enis Sulstarovës, të cilin nuk e di se a e kam më shumë mik apo profesor, por sigurisht që të dyja këto. Studentëve e të pranishmëve të tjerë u thashë kushdo që don të merret me politikë, por edhe kushdo që nuk don të merret me politikë, për shkak të historisë apo për hir të ardhmërisë, duhet ta dëgjojë e lexojë profesorin e sociologjisë Enis Sulstarova.” – kishte thënë Kurti.