0.7 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Profesori i Kurtit thotë që BE-ja s’do ta ketë jetën e gjatë, përmend politikën e saj ndaj Kosovës

- Advertisement -

Enis Sulstarova, i njohur tashmë edhe si “profesori” i kryeministrit Albin Kurti, po pretendon se Bashkimi Evropian nuk do të jetë jetëgjatë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se “Kosova është e vërteta skandaloze e Serbisë, por po bëhet e vërteta e hidhur e BE-së”.

“Ky bashkim nese tradhton parimet mbi te cilat eshte themeluar, nuk do ta kete jeten e gjate, pavaresisht fuqise dhe imazhit te begatise qe projekton ne periferine e tij. Siç e thoshte Ukshin Hoti, logjika e bashkimit te Evropes dhe e bashkimit politik te kombit shqiptar e kerkon kapercimin e gjeopolitikes se deritanishme ne Evrope.” – ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se kryeministri Kurti kohë më parë kishte rekomanduar që të lexohet e të degjohet profesori i sociologjisë, Enis Sulstarova.

“I kërkoj falje Prof. Bekim Baliqit që ia ndërpreva fjalimin sot në Fakultetin Filozofik. Por, edhe unë isha brenda temës: promovimi i librit “Nacionalizmi” i Enis Sulstarovës, të cilin nuk e di se a e kam më shumë mik apo profesor, por sigurisht që të dyja këto. Studentëve e të pranishmëve të tjerë u thashë kushdo që don të merret me politikë, por edhe kushdo që nuk don të merret me politikë, për shkak të historisë apo për hir të ardhmërisë, duhet ta dëgjojë e lexojë profesorin e sociologjisë Enis Sulstarova.” – kishte thënë Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit