Profesori i Universitetit të Prishtinës, Zenun Halili, është shprehur i lumtur që presidenti i ri amerikan, Donalt Trump, ka zgjedhur që John Ratcliffe të jetë drejtor i CIA-s.
Ai ka bërë me dije se ky është një lajm i mirë për shqiptarët.
Në profilin e tij në “Facebook”, Halili ka shkruar John Ratcliffe është mik i familjes se tij dhe i gjithë shqiptarëve.
“Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi të martën se ai ka zgjedhur John Ratcliffe për të shërbyer si drejtor i tij i CIA-s.Ky është një lajm i mirë për shqiptarët! John Ratcliffe nga Teksasi është mik i familjes sime të gjerë dhe i komunitetit shqiptar në Teksas!”, ka shkruar Halili.