12.9 C
New York
Tuesday, November 4, 2025

Buy now

Profesori britanik: Partia e Kurtit po humb mbështetje edhe për shkak të mendimit të paqartë për gjykimin në Hagë

- Advertisement -

Në një intervistë në televizionin publik të Serbisë, britaniku u pyet nëse do të ndikojë ky gjykim në të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen e politikës ballkanike.

“Mendoj se jo. Shikoni çfarë ndodhi me gjykimet e Hagës për njerëzit si Thaçi, Selimi dhe të tjerët. Këto gjykime u zvarritën tepër dhe, sipas të gjitha vlerësimeve të pavarura, standardi gjyqësor në Hagë është shumë i ulët dhe sjellja e gjykatës ka qenë jashtëzakonisht e keqe”, tha ai.

“Mendoj se kjo tani po kuptohet, sidomos në SHBA. Kjo, në sytë e shqiptarit të zakonshëm të Kosovës, e ka diskredituar të gjithë procesin e drejtësisë ndërkombëtare. Kjo do të thotë se burgosja e këtyre njerëzve nuk ka ndikuar në politikë. Këtë e kemi parë”, shtoi profesori britanik.

Pettifer kujtoi se “partia e Thaçit ka dalë shumë mirë në zgjedhjet e fundit edhe pa të. Sepse tani ai shihet si martir dhe hero kombëtar – pasi ka qëndruar aq gjatë në burg pa dënim”.

“Mendoj se diplomatët dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë u habitën shumë kur panë që Partia Demokratike e Kosovës mori njëzet e katër për qind të votave dhe mbeti një parti e madhe, dominuese në vende si Malisheva në Kosovën qendrore. Kjo nuk duhej të ndodhte”, tha ai.

“Ndërkaq, partia e Kurtit po humb mbështetje, pjesërisht sepse ai ishte shumë i paqartë lidhur me gjykimet e Hagës”, shtoi ai.

Pettifer thotë se në këtë drejtim të ndikimit në të cilin sugjeroi gazetari, “nuk është arritur shumë”.

“Mund t’ju pyes po ju – a ndryshoi diçka në Serbi gjykimi i Millosheviqit dhe Sheshelit? Mendoj se jo shumë, apo jo”

Të ngjashme

Të fundit