10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Profesori britanik: BE dhe SHBA duhet ta kërcënojnë me sanksione Beogradin, nëse nuk respekton procesin zgjedhor ne veri

- Advertisement -

Në çdo deklarim të tij pas datës 26 maj shefi i qeverisë përsërit që dërgimi i kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore është veprim i drejtë.

Mirëpo profesori nga Oxford University, Richard Caplan, thotë se Kryeministri i Kosovës, ka bërë një gabim taktik kur ka insistuar që kryetarët e rinj në katër komunat veriore t’i ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale.

Megjithëse Caplan, vlerëson se zgjedhjet lokale ne veriun e Kosovës ishin të lira thekson që atyre i mungon legjitimiteti demokratik, për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulët të qytetarëve në këto zgjedhje.

“Besoj se ishte një gabim taktik nga ana e kryeministrit Kurti. Për shkak se serbët e Kosovës bojkotuan zgjedhjet komunale të mbajtura më 23 prill, kryetarët shqiptarë u zgjodhën nga një përqindje shumë e vogël e elektoratit. Si rezultat, kryetarët e komunave nuk do të kenë mbështetjen e serbëve dhe për rrjedhojë u mungon legjitimiteti demokratik, edhe nëse zgjedhjet mund të kenë qenë të lira dhe të ndershme”, ka thënë ai për Tëvë 1.

Profesori britanik thotë se nuk befasohet me reagimet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Qeverisë së Kosovës, për shkak se siç thotë ai instalimi i kryetarëve shqiptarë etnikë krijoji tensione në mesin e komunitetit serb në Kosovë.

“Instalimi i kryetarëve shqiptarë etnikë në komunat me shumicë serbe kundër vullnetit të banorëve vendas ka përkeqësuar tensionet dhe ka krijuar jostabilitet. Si pasojë, nuk është për t’u habitur që BE-ja dhe SHBA-ja do të ushtronin presion mbi qeverinë e Kosovës që ta kthejë këtë veprim”, shprehet ai.

Ai tutje thotë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të kërcënojnë me sanksione Beogradin nëse vazhdon të mos respektojë procesin zgjedhor në pjesën veriore të Kosovës.

“Beogradi ushtron presion mbi serbët e Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale. BE dhe SHBA duhet të bëjnë presion ndaj Beogradit që të respektojë procesin zgjedhor në veri të Kosovës me kërcënimin e sanksioneve nëse është e nevojshme”, thotë Caplan.

Në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në veri do të ketë qetësi vetëm atëherë të kur largohen bandat kriminale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit