11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Profesori amerikan: Serbia duhet të vendosë me Perëndimin apo Rusinë

- Advertisement -

Paul Uilliams, profesori amerikan i të drejtës ndërkombëtare, ka folur rreth raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas profesorit amerikan, ka ardhur koha që Serbia të vendosë nëse dëshiron Perëndimin apo Lindjen.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, profesori Uilliams ka vlerësuar se Serbia ende s’ka arritur të kuptojë që Kosova më nuk është pjesë e saj.

“Mendoj se Serbia nuk ka arritur ta kuptojë se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë, se është një vend i pavarur dhe në rrugëtimin drejt Evropës. Serbia nuk ka vendosur ende nëse po shkon drejt Evropës apo drejt Rusisë dhe mendoj se vazhdon të mbahet pas Kosovës si diçka që mund ta përdorë për të tërhequr vëmendjen nga pozicioni i saj në Evropë. Kosova ka bërë gjithçka që i është kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, për t’u demokratizuar, për t’u reformuar ekonomikisht, për të qenë një aleate e mirë e Perëndimit. Ka ardhur koha për amerikanët dhe evropianët që ta mbështesin plotësisht iniciativën politike të Kosovës dhe t’ia bëjnë të ditur Serbisë se tani është koha për të vendosur: Perëndimin apo Lindjen? Nëse Serbia shkon drejt Lindjes, s’ka problem. E shohim se çfarë u ka ndodhur atyre që e kanë ia kanë bashkangjitur të ardhmen e tyre Rusisë. Nuk u ka dalë dhe aq mirë.” – shkroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit