13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Profesori amerikan: Kosova udhëhiqet nga një kryeministër me të cilin askush s’dëshiron të punojë

- Advertisement -

David Kanin, profesor në Universitetin Johns Hopkins dhe ish analist i agjencisë amerikane të zbulimit CIA për Ballkanin, theksoi se Kosova “udhëhiqet nga një kryeministër me të cilin duket se askush nuk dëshiron të punojë.” Kjo, vlerësoi Kanin, “i jep avantazh Serbisë”.

Duke diskutuar tensionet e vazhdueshme dhe dialogun e ngecur të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kanin mungesa e popullaritetit të Kurtit me po i jep avantazh Serbisë.

“Kosova është para një situate shumë të vështirë, me një kryeministër që është jopopullor jashtë Kosovës, por që e ka të qartë që krijimi i asociacionit do të minojë sovranitetin e Kosovës”, tha ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai vuri në dukje se Serbia ka rifituar dominimin e saj në rajon, duke mbajtur marrëdhënie të favorshme me vende të ndryshme, ndërsa Kosova po lufton nën udhëheqjen e Kurtit.

“Serbia sërish është shndërruar në shtetin më të rëndësishëm në rajon, që ka marrëdhënie të mira me të gjithë. Kosova, në anën tjetër, udhëhiqet nga një kryeministër me të cilin duket se askush nuk dëshiron të punojë. Dhe kjo i jep avantazh Serbisë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit